Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Gruaja dhe vajza e goditën edhe në sytë e mi”/ E bija vrau të atin, kryeplaku i fshatit: Jetonte në mjerim dhe…
Fshati Frashër i Fierit është tronditur nga ngjarja e rëndë familjare ku 26-vjeçarja Ermalinda Rama vrau të atin, Anesti Rama, në bashkëpunim me të ëmën, Valbona Rama. Kryeplaku i fshatit, Irakli Zarka, ka rrëfyer detaje të dhimbshme mbi situatën që parapriu krimin, duke e përshkruar jetën e viktimës si të mbushur me varfëri, vetmi dhe keqtrajtim të vazhdueshëm. Në një prononcim për mediat, Zarka tha se fillimisht i ishte thënë se Anesti kishte ndërruar jetë për shkak të një infarkti. Por e vërteta u shfaq më vonë: 56-vjeçari ishte mbytur me tel nga vajza e tij, ndërsa bashkëshortja ndihmoi në...