Greqia prezanton taksën e re për lundrimet: Sa do të duhet të paguajnë pasagjerët e anijeve që zbarkojnë në ishujt turistikë?

Greqia prezanton taksën e re për lundrimet: Sa do të duhet të paguajnë pasagjerët e anijeve që zbarkojnë në ishujt turistikë?

Që nga mëngjesi i së hënës, udhëtimet me anije drejt ishujve grekë u bënë më të shtrenjta për pasagjerët, për shkak të një tarife të re shtesë që hyri në fuqi më 21 korrik. Qeveria greke vendosi një “tarifë të turizmit të qëndrueshëm”, e njohur zyrtarisht si tarifë lundrimi, e cila ndryshon në varësi të sezonit dhe portit të zbarkimit. Tarifa më e lartë aplikohet në ishujt më të frekuentuar turistikë, Mykonos dhe Santorini, ku synohet të kontrollohet mbiturizmi dhe të mbështetet infrastruktura e ngarkuar nga numri në rritje i turistëve. Në vitin 2024, rreth 1.29 milionë turistë dhe 768...
Burimi: Syri.net