Greqia plan për ripopullimin e Çamërisë: 10 mijë euro për familjet e Filatit, Sulit, Konicës dhe Pogonit, paradhënie dhe…
Greqia ka në plan të ripopullojë zonat e banuara përgjatë kufirit me Shqipërinë, për të luftuar fenomenin e reduktimit të popullsisë me një paketë financiare deri në 10,000 euro për familje dhe paradhënie prej 50%. Sipas mediave greke, pjesë kyçe e këtij plani janë bashkitë e Sulit dhe Filatit në Thesproti, si dhe ato të Pogonit e Konicës pranë Janinës, që historikisht kanë qenë të populluara edhe nga çamët, të cilët u dëbuan masivisht drejt Shqipërisë pas Luftës së Dytë Botërore. Për shkak se këto treva hyjnë te zonat e izoluara malore që u braktisën ndër vite, projekti parashikon edhe investime të drejtpërdrejta në infrastrukturë, përfshirë hapjen e kopshteve, shkollave dhe klinikave shëndetësore. Programi synon zbutjen e dyndjes drejt metropoleve dhe krijimin e mundësive të...
Burimi:
javanews.al