Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Greqia në alarm/ Vala më e fortë e të nxehtit pritet javën e ardhshme, ja sa do të shkojnë temperaturat
Greqia po përgatitet për një valë të re dhe shumë të fortë të të nxehtit që pritet të nisë nga e hëna, me parashikimet që tregojnë temperatura ekstreme mbi 40°C në disa zona të vendit. Sipas meteorologëve, dita më e nxehtë do të jetë e marta dhe e mërkura, me temperatura që në disa rajone do të arrijnë 43-44°C, ndërsa netët do të mbeten po ashtu të nxehta, me termometrin që mund të mos zbresë poshtë 30°C. Meteorologu Thodoris Kolydas paralajmëron se vala e të nxehtit është e pashmangshme, megjithëse thekson se parashikimet do të saktësohen më tej gjatë ditëve...