Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Greqia forcohet ushtarakisht me 16 raketa Exocet MM40 Block 3C
👁4669
Greqia ka nënshkruar një kontratë të re të rëndësishme me Francën për blerjen e 16 raketave moderne Exocet MM40 Block 3C, duke forcuar ndjeshëm kapacitetet mbrojtëse dhe ofensive të Marinës së saj. Marrëveshja u firmos nga Ministri i Mbrojtjes, Nikos Dendias, dhe homologu i tij francez, Sébastien Lecornu, në kuadër të bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve. Exocet MM40 Block 3C përfaqëson versionin më të ri të raketës franceze kundër anijeve dhe ka hyrë në shërbim në vitin 2023 në Marinën franceze. Ky model sjell përmirësime të mëdha krahasuar me versionet paraardhëse, si në rrezen e veprimit, precizionin, fleksibilitetin operativ dhe...