Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Greqi/ Mbyllen disa shkolla për shkak të përhapjes së bakterit “Strep A”
👁6933
Disa shkolla dhe kopshte janë mbyllur përkohësisht në rajonin e Maqedonisë Qendrore të Greqisë, pas përhapjes së shpejtë të bakterit “Strep A”, një bakter shumë ngjitës që mund të shkaktojë infeksione të rënda, veçanërisht te fëmijët. Rastet e para janë zbuluar në një shkollë në Kalamaria, Selanik, dhe menjëherë pas kësaj u pezullua mësimi në tri shkolla fillore dhe dy kopshte në zonën përkatëse. Katër shkolla të tjera në qytetin Serres janë mbyllur gjithashtu si masë parandaluese. Instituti Kombëtar Grek i Shëndetit Publik (EODY) deklaroi se bakteri “Strep A” përhapet lehtë dhe theksoi rëndësinë e higjienës personale, si dhe nevojën...