Greqi/ 58-vjeçari shqiptar gjendet i pl*gosur rëndë në banesë, dyshohet një 17-vjeçar

Greqi/ 58-vjeçari shqiptar gjendet i pl*gosur rëndë në banesë, dyshohet një 17-vjeçar

Bota E Diel, 11 Tetor 2026 21:37 Një 58-vjeçar shqiptar është plagosur rëndë me thikë gjatë natës në Agia Galini, në zonën e Rethymnos, në ishullin e Kretës, në Greqi. Për ngjarjen, policia greke ka shpallur në kërkim një 17-vjeçar, i cili dyshohet se është i përfshirë në sulm. Sipas të dhënave paraprake, shqiptari, i cili jeton në këtë zonë së bashku me familjen e tij, është sulmuar në banesën ku ndodhej. Ai ka marrë dy goditje me thikë në bark, duke pësuar dëmtime që kërkuan ndërhyrje të menjëhershme mjekësore. Fillimisht, 58-vjeçari u transportua në Qendrën Shëndetësore të Moires, ku mori ndihmën e parë. Për shkak të gjendjes së tij, mjekët vendosën ta dërgonin me ambulancë në Spitalin e Përgjithshëm Universitar të Heraklionit (PAGNI), ku...