Granit Xhaka pranon gabimin gjatë pandemisë, në tetor përballet me autoritetet

Granit Xhaka pranon gabimin gjatë pandemisë, në tetor përballet me autoritetet

Granit Xhaka ka pranuar se gjatë pandemisë së COVID-19 kishte siguruar një vërtetim vaksinimi, pa ndjekur procedurën e parashikuar, duke e cilësuar vendimin si një gabim për të cilin shprehet i penduar. Futbollisti shqiptar është nën hetim nga Prokuroria Publike e Lucernës në Zvicër, ndërsa marrja e tij në pyetje pritet të zhvillohet në fillim të tetorit. Çështja u bë publike më 18 shtator, kur u raportua se autoritetet zvicerane kishin hapur procedurë penale ndaj kapitenit të përfaqësueses së Zvicrës dhe një mjekeje nga Lucerna. Hetimi lidhet me dyshimet për marrjen e një certifikate të rreme të vaksinimit kundër COVID-19. Policia kishte kontrolluar ordinancën e mjekes në vitin 2023 dhe kishte sekuestruar materiale që tashmë janë pjesë e hetimit. Në një deklaratë publike, Xhaka tha...