No Image Available

Granit Xhaka pranon falsifikimin e vaksinës covid 19, rrezikon burg 5 vite

Kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, pritet të merret në pyetje në fillim të tetorit lidhur me një çështje të vitit 2021, që lidhet me falsifikimin e një certifikate vaksinimi kundër COVID-19. Sipas raportimeve, Xhaka e ka pranuar veprimin dhe ka shprehur pendesë, duke deklaruar se në atë periudhë kishte pasur pasiguri dhe shqetësime të mëdha lidhur me vaksinën. Futbollisti ka thënë se është i gatshëm të bashkëpunojë plotësisht me autoritetet për zbardhjen e çështjes. Në deklaratën e tij, Xhaka ka pranuar përgjegjësinë për vendimin dhe e ka cilësuar atë si një gabim për të cilin shpreh keqardhje. Nëse çështja çon në ndjekje penale dhe shpallet fajtor, ai mund të përballet me një dënim deri në 5 vite burg, në varësi të veprës penale...