Grabitet shtëpia e Brad Pitt, hajdutët hynë me forcë gjatë natës

Grabitet shtëpia e Brad Pitt, hajdutët hynë me forcë gjatë natës

Shtëpia e aktorit të njohur amerikan, Brad Pitt, në lagjen Los Feliz të Los Angeles ka qenë objekt i një grabitjeje mbrëmjen e së mërkurës, njoftoi Departamenti i Policisë së Los Angeles (LAPD). Sipas autoriteteve, tre persona të dyshuar u futën me forcë në shtëpi rreth orës 22:30 përmes një dritareje të përparme dhe “bastisën vendndodhjen”, duke marrë me vete sende ende të paidentifikuara. Ndërsa policia nuk ka konfirmuar zyrtarisht se prona i përket aktorit fitues të çmimit Oscar, adresa në fjalë përputhet me shtëpinë që Pitt bleu në vitin 2023.
Burimi: Kohajone.com