Grabitet me armë banka te Komuna e Parisit, autori largohet me monopatinë
Një grabitje me armë zjarri është regjistruar në një bankë të nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, një person i maskuar ka hyrë në ambientet e bankës dhe, nën kërcënimin e armës, ka kryer grabitjen. Pas ngjarjes, autori është larguar në drejtim të paditur. Ende nuk ka të dhëna për shumën e parave të grabitura apo nëse ka persona të lënduar. Njoftimi i policisë: Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 10:45, në zonën e Komunës së Parisit, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke të nivelit të dytë dhe, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë, dyshohet se ka marrë një shumë parash. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli dhe janë...
Burimi:
kohajone.com