Grabitën të riun duke e kanosur me armë/ Vihet në pranga 40 vjeçari në Durrës, në kërkim tre të tjerë

Grabitën të riun duke e kanosur me armë/ Vihet në pranga 40 vjeçari në Durrës, në kërkim tre të tjerë

Një 40-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi akuzohet se, së bashku me tre persona të tjerë, i mori një shumë parash një qytetari duke e kërcënuar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 13 të qytetit bregdetar, ku shtetasi A. I. kallëzoi në polici se ishte grabitur me forcë dhe i ishin marrë 150.000 lekë. Pas veprimeve të shpejta hetimore, në pranga ka rënë shtetasi A. L., 40 vjeç, banues në Durrës, ndërsa tre bashkëpunëtorët e tij – R. I., 40 vjeç, L. I., 20 vjeç dhe E. M., 34 vjeç – janë shpallur në kërkim....
Burimi: Sot.com.al