Goxhaj: Bisedimet për Ukrainën synojnë uljen e përshkallëzimit, jo përfundimin e shpejtë të luftës
Vizita e të dërguarve të presidentit amerikan Donald Trump në Moskë dhe takimet e mëpasshme me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky synojnë, sipas analistit Dritan Goxhaj, krijimin e kushteve për uljen e përshkallëzimit në Ukrainë. Në emisionin “Jashtë Kontrollit”, Goxhaj tha se bisedimet nuk duhen interpretuar si një rrugë e shpejtë drejt përfundimit të luftës, por si përpjekje për të kufizuar disa kategori goditjesh dhe për t’i afruar palët me një proces negociator. Një prej çështjeve të diskutuara, sipas tij, është ndalimi i sulmeve ndaj objekteve energjetike. Goxhaj argumentoi se infrastruktura ukrainase ndodhet nën presion të vazhdueshëm dhe se dëmtimi i linjave të interkonjeksionit mund ta kufizojë rëndë furnizimin me energji gjatë dimrit. Ai përmendi gjithashtu nevojën për rifillimin e eksporteve të grurit nga porti i...
Burimi:
ntv.al