Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Gonzato: Shqipëria duhet të përmbushë kriteret e BE për lirinë e shprehjes
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, tha se tashmë është koha që Shqipëria të përmbushë të gjitha kriteret e kërkuara nga BE për të garantuar lirinë e shprehjes. Disa nga rekomandimet kërkojnë ndryshime ligjore, një pjesë e të cilave do t’i paraqiten Parlamentit nga shoqëria civile përpara mbledhjes së tij në shtator. Liria e shprehjes dhe e medias është një nga pikat e rëndësishme të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Ambasadori Gonzato, në një tryezë diskutimesh për fazën e parë të një platforme kombëtare dialogu me fokus sigurinë e gazetarëve, kushtet e punës dhe pavarësinë e mediave,...