Gonxhja nga Apolonia: Asnjë monument i dëmtuar, ndërhyrje nga toka dhe ajri për shuarjen e zjarrit

Gonxhja nga Apolonia: Asnjë monument i dëmtuar, ndërhyrje nga toka dhe ajri për shuarjen e zjarrit

Zjarri i rënë në afërsi të Parkut Arkeologjik të Apolonisë po merret nën kontroll falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse dhe operacionit nga ajri. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ishte në terren për të ndjekur nga afër situatën dhe ndërhyrjen për shuarjen e flakëve. Gonxhja theksoi se mbrojtja e Parkut Arkeologjik të Apolonisë, si një pasuri e rëndësishme e trashëgimisë kulturore, është përparësi, duke shprehur mirënjohje për të gjitha strukturat që po punojnë në terren. “Aksioni për fikjen e zjarrit po vijon. Kemi forca të shtuara nga toka dhe ajri. Me temperarua kaq të ulëta nuk mund të kemi një zjarr të tillë. Shkak është gabimi njerëzor, policia po heton. Nuk është dëmtuar asnjë monument brenda parkut”, tha Gonxhja. Gonxhja vlerësoi ndërhyrjen e...