Gonxhja kandidat për Bashkinë e Tiranës? Ministri: Krenari, por s’është ambicia ime

Gonxhja kandidat për Bashkinë e Tiranës? Ministri: Krenari, por s’është ambicia ime

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka komentuar zërat për ndryshime të mundshme në qeveri, si dhe përfshirjen e emrit të tij në diskutimet për drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Duke folur në emisionin “Puls” nga Bruna Çifligu në A2CNN, Gonxhja e konsideroi krenari faktin që emri i tij lakohet për një post të tillë, por theksoi se nuk është ambicia e tij drejtimi i Tiranës. Po ashtu ai vuri në dukje se pozicioni i ministrit është i përkohshëm dhe askush nuk është i pazëvendësueshëm. “Kjo është një pyetje e drejtpërdrejtë, e vështirë, sepse unë nuk kam se si… sepse gjithë qenia ime, prezenca ime, roli dhe kontributi im përgjatë këtyre viteve tregon që unë kam pasur një vokacion timin për të shërbyer në administratën...