Gonxhja: BE është një projekt i përbashkët ku Shqipëria ndjehet pjesë aktive e familjes evropiane

 Gonxhja: BE është një projekt i përbashkët ku Shqipëria ndjehet pjesë aktive e familjes evropiane

Teatri, filmi, muzika, ekspozitat, performancat dhe arti bashkëkohor pjesë e aktiviteteve, që u zhvilluan në Javën e Evropës në vendin tonë, ku në mbyllje të saj u mblodhën bashkë artistë, përfaqësues të trupit diplomatik e më gjerë. Në ditën e fundit të aktiviteteve të Javës së Evropës në vendin tonë u shfaq edhe performanca nga was bleibt kollektiv dhe koreografi Gentian Doda. I pranishëm në mbyllje të aktiviteteve të Javës së Evropës në Durrës ishte dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja. Ministri Blendi Gonxhja shprehet në rrjete sociale se BE është një projekt i përbashkët ku Shqipëria ndjehet pjesë aktive e familjes evropiane! “Së bashku me Ambasadorin Silvio Gonzato, në përmbyllje të Javës së Evropës, u mblodhëm në një hapësirë dialogu me...