“Gonxhe për ne, Nënë Tereza për botën”/ Mesazhi i Meidanit pas debatit për “mono-manifestimin” në Shkup
“Gonxhe për ne. Nënë Tereza për botën. Shenjtore për njerëzimin.” Ky nuk është thjesht një mesazh përkujtimor. Të paktën në kontekstin e debatit të hapur pas festimeve të 35-vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, postimi i ambasadorit të Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, mund të lexohet edhe si një mesazh diplomatik i koduar. Në një kohë kur në Shkup po diskutohet gjerësisht për mungesën e përfaqësimit shqiptar në manifestimin shtetëror, Meidani zgjedh të rikthejë në qendër të vëmendjes një figurë që lidh në mënyrë të pazëvendësueshme Shkupin, identitetin shqiptar dhe përmasën universale të njerëzimit: Gonxhe Bojaxhiun – Nënë Terezën. Ambasadori nuk përmend koncertin. Nuk përmend qeverinë. Nuk përmend mungesën e artistëve shqiptarë dhe as debatin për “mono-manifestimin”. Por mesazhi i tij është i qartë...
Burimi:
ntv.al