Goli i Cisse nuk mjafton, një mbrojtës shpëton Juventusin nga humbja në minutat shtesë (video)
Supersfida e javës së tretë në Serie A, mes Juventusit dhe Milanit, është mbyllur në barazim 1-1, në “Allianz Stadium”. Rasti i parë i rrezikshëm ishte në minutën e 38-të, ku Franciso Conceicao pati një mundësi të mirë shënimi, por goditja e tij ndalet nga Mike Maignan. Pjesa e parë mbyllet 0-0. Në minutën e 55-të, Conceicao provon të gjejë golin, por goditja e portugezit këtë herë ndalet nga shtylla e majtë. Në minutën e 65-të, Kolo Muani pretendon për penallti pas një dueli me Mario Gila. Arbitri vazhdon lojën normalisht. Sfida u zhbllokua në minutën e 69-të, ku i sapo futuri në fushë, Alphadjo Cisse, pasi mori një pasim të bukur nga Samuel Chukwueze dhe pasi shmangu bukur Manuel Locatelli-n, dërgon topin në portën...
Burimi:
telesport.al