Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Golfi” përplas këmbësoren në rrugën Transballkanike, më pas goditet nga “Audi”. 65-vjeçarja përfundon në spital
Një aksident ka ndodhur në rrugën Transballkanike, ku një automjet i markës Golf ka goditur një këmbësore që po kalonte vijat e bardha. Pas përplasjes, automjeti Golf u godit edhe nga një tjetër mjet tip Audi. Këmbësorja, një grua e moshuar rreth 65 vjeçe, mbeti e dëmtuar me plagë në trup dhe në gjymtyrë. Fatmirësisht, ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Kalimtarët dhe drejtuesit e automjeteve i kanë dhënë ndihmën e parë deri në mbërritjen e policisë dhe ambulancës. Aktualisht, gruaja po merr ndihmë mjekësore dhe do të transportohet në spitalin e Vlorës për trajtim të mëtejshëm.