Goditje shkatërruese ndaj Iranit/ Trump paralajmëron valën e rradhës me raketa

Goditje shkatërruese ndaj Iranit/ Trump paralajmëron valën e rradhës me raketa

Shtetet e Bashkuara kanë kryer një tjetër sulm ndaj Iranit, ndërsa presidenti Donald Trump paralajmëron se Uashingtoni është gati për goditje të reja. Në një deklaratë nga Zyra Ovale, Trump tha se forcat amerikane kanë goditur rëndë objektivat iraniane gjatë natës, duke pretenduar se është shkatërruar infrastruktura e re e ngritur përgjatë ngushticës së Hormuzit. “Ne i goditëm rëndë mbrëmë”, deklaroi presidenti amerikan, duke shtuar se SHBA ka shkatërruar infrastrukturën që Irani kishte ndërtuar në këtë zonë strategjike. Por mesazhi i Trump nuk u ndal te sulmi i fundit. Presidenti amerikan dha një paralajmërim të drejtpërdrejtë për Teheranin, duke thënë se një tjetër goditje mund të ndërmerret në çdo moment. “Jemi gati të ndërmarrim një tjetër në çdo moment që ta konsiderojmë të nevojshme”, u...