Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Goditje për demokracinë’, Berisha akuza Hasanit pas raportit të zgjedhjeve: Avokat i farsës elektorale!
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj ministrit të Jashtëm Igli Hasani, pasi ky i fundit dërgoi një letër misioneve vëzhguese ndërkombëtare menjëherë pas publikimit të raportit për zgjedhjet e 11 majit. Berisha e akuzoi Hasanin si një “narko-ministër” dhe “avokat të farsës elektorale”, duke e cilësuar këtë veprim si provë të qartë se shteti dhe partia janë një në Shqipëri. Sipas tij, një komunikim i tillë i takonte opozitës, jo Ministrisë së Jashtme. Pjesë nga fjala e kreut të PD Sali Berisha: Narko-ministri i Jashtëm reagoi dje në mënyrën më të papërgjegjshme, duke faktuar pakundërshtueshëm se ai, njëlloj si Altin Troplini, është një ushtar i Edi Ramës, është një avokat i farsës elektorale të 11 majit 2025. Për çdo qytetar...