Goditje e Vllaznisë, Nikaj merr ‘Akademinë’
Samuel Nikaj rikthehet në shtëpi me një mision mjaft të rëndësishëm. Tekniku i njohur është emëruar zyrtarisht si drejtori i ri i akademisë së Vllaznisë teksa zëvëndëson Alban Hasanin i cili ka marrë postin e drejtorit teknik te skuadra A. Klubi shkodran e ka prezantuar Nikajn përmes një komunikimi në kanalet e tij zyrtare. Ai mbylli eksperiencën me Burrelin në Kategorinë e Parë, nga ku dha dorëheqjen para disa ditësh. Njoftimi: Samuel Nikaj, drejtori i ri i Akademisë Vllaznia! Emërimi i tij është pjesë e strategjisë së klubit për zhvillimin e të rinjve, me fokus te zbulimi i talenteve, rritja e tyre sportive dhe edukative dhe krijimi i një rruge të qartë drejt ekipit të parë. Akademia si themeli i së ardhmes së Vllaznisë. Synimi...
Burimi:
sportiim.al