GODITJE E FORTE NGA SHTEPIA E BARDHE/ TRUMP-ZELENSKYT: NUK JE MË NJERIU I DUHUR
Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës po përballen me një tjetër moment tensioni, pasi presidenti amerikan Donald Trump sugjeroi që Volodymyr Zelensky të mos jetë më negociatori i Kievit për përfundimin e luftës me Rusinë. Duke folur me gazetarët jashtë Shtëpisë së Bardhë, Trump kritikoi mbështetjen financiare që Uashingtoni i ka dhënë Ukrainës, duke pretenduar se SHBA-ja ka kontribuar me qindra miliarda dollarë, ndërsa nuk ka marrë asgjë në këmbim. “Ne i kemi dhënë shumë Ukrainës. Ata nuk na kanë dhënë asgjë, mos harroni këtë. Ne kemi dhënë qindra miliarda dollarë”, deklaroi presidenti amerikan. Trump reagoi gjithashtu ndaj komenteve të Zelensky-t, i cili e kishte akuzuar atë se po mbante anën e gabuar të historisë lidhur me marrëveshjen për naftën me Rusinë. Presidenti amerikan...
Burimi:
ntv.al