“Goditje çdo forme krimi të organizuar”/ Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore, Policia e Shtetit: Shqipëria…

“Goditje çdo forme krimi të organizuar”/ Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore, Policia e Shtetit: Shqipëria…

Në kuadër të projektit EU4Migration, u zhvillua sot një takim në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër, me pjesëmarrjen e drejtoreshës për Politikat e Migracionit, Azil dhe Antitrafikut në Ministrinë e Brendshme Alma Bime, përfaqësuesve të departamentit për Kufirin dhe Migracionin, të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër, UNHCR, dhe International Police Organization – IPO. Mbrojtja e personave që largohen nga diskriminimi, përndjekja dhe konfliktet është detyrim ligjor dhe angazhim ndërkombëtar. Sipas Policisë së Shtetit, takimi u fokusua në forcimin e bashkëpunimit institucional në fushën e azilit, menaxhimit të kufijve dhe identifikimit të rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore. Njoftimi i Policisë: “Shqipëria nuk do të shërbejë si rrugë kalimi apo strehë e sigurt për rrjetet e trafikimit të qenieve njerëzore. Ky...