Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Goditi dy lojtarë të Romës, gjobitet Zaniolo
Gjobë prej 15 mijë eurosh për Nicolo Zaniolon, sa i takon incidentit në ndeshjen e kampionatit të të rinjve, mes Romës dhe Fiorentinës. Asokohe, Zaniolo ishte pjesë e ekipit violë të Serie A, ndërsa ishte larguar nga kryeqytetasit, jo në mënyrë paqësore. Zaniolo, pasi hyri në dhomën e zhveshjes së Romës pas ndeshjes, goditi me shuplakë lojtarin Mattia Almaviva, dhe më pas e shtyu lojtarin Marco Litti, duke i shkaktuar lëndime fizike të dyve. Si pasojë, 26-vjeçari u akuzua për shkelje të Nenit 4, paragrafi 1, dhe Nenit 38 të Kodit Italian të Drejtësisë Sportive. Futbollisti në fillim zgjodhi të...