Goditet shpërndarja e kokainës dhe kanabisit pranë shkollave, arrestohet i riu nga Durrësi në Librazhd

Goditet shpërndarja e kokainës dhe kanabisit pranë shkollave, arrestohet i riu nga Durrësi në Librazhd

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit dhe nën drejtimin e Prokurorisë, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Zhvendosja”, duke goditur një rrjet të shpërndarjes së lëndëve narkotike në afërsi të institucioneve arsimore. Në kuadër të këtij aksioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. C., 27 vjeç, banues në Durrës, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shoqëruesin e tij, shtetasin M. T., 21 vjeç. Hetimet e kryera treguan se 27-vjeçari ishte akomoduar përkohësisht në qytetin e Librazhdit dhe ndërronte shpesh banesat me qëllim që t’i shmangej identifikimit nga policia gjatë veprimtarisë kriminale të shitjes së dozave të lëndëve narkotike te të rinjtë. Gjatë kontrollit fizik të...