Goditet në Atlantik rrjeti ndërkombëtar i kokainës, sekuestrohen 3.7 ton drogë, humb jetën skafisti

Goditet në Atlantik rrjeti ndërkombëtar i kokainës, sekuestrohen 3.7 ton drogë, humb jetën skafisti

Megaperacion ndërkombëtar i Guardia di Finanza-s italiane dhe autoriteteve portugeze. Kokaina kap vlerën e 115 milionë eurove në tregun me shumicë dhe mund të sillte fitim deri në 750 milionë euro në shitjen me pakicë. Aksioni vjen pas një tjetër sekuestrimi prej 4,7 tonësh kokainë në muajin korrik. Një operacion i gjerë ndërkombëtar kundër trafikut të drogës është zhvilluar në Oqeanin Atlantik, ku autoritetet italiane dhe portugeze kanë ndaluar një gomone oqeanike të shpejtësisë së lartë, të përdorur për transportimin e rreth 3,7 tonëve kokainë. Ngarkesa, sipas vlerësimeve të hetuesve, përfaqëson një sasi me vlerë marramendëse në tregun e narkotikëve, ndërsa destinacioni i saj dyshohet të ketë qenë tregu evropian. Operacioni është drejtuar nga Prokuroria e Qarkut të Breshias, në bashkëpunim me Prokurorinë Kombëtare Antimafia...