Goditën një person me sende të forta dhe i dëmtuan automjetin në Tiranë, pranga 41-vjeçarit, dy të tjerë të proceduar

Goditën një person me sende të forta dhe i dëmtuan automjetin në Tiranë, pranga 41-vjeçarit, dy të tjerë të proceduar

Një 41-vjeçar është arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë nga policia në Tiranë. Këta shtetas, për motive të dobëta, i pranë rrugën automjetit që drejtohej nga një 46-vjeçar. Më pas, ata e kanë goditur 46-vjeçarin me sende të forta dhe i kanë dëmtuar automjetin. 46-vjeçari mori mjekim dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.