Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
“Gjysmën e pasurisë për një Shqipëri të madhe” – Ermal Fejzullahu flet për ëndrrën që e ndjek gjithë jetën
Në një rrëfim të sinqertë dhe emocional gjatë podcast-it “Flet” me Ilnisa Agollin, këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu la për pak anash muzikën dhe jetën personale, për të ndarë një pjesë të shpirtit të tij, ëndrrën për bashkimin kombëtar. Kur u pyet nëse do të sakrifikonte pasurinë për diçka tjetër përveç familjes, përgjigjja e tij nuk vonoi: “Gjysmën e pasurisë, s’them krejt, gjysmën e pasurisë sot për me u bë Kosovë e Shqipëri një. Për Shqipërinë e madhe. Direkt, sot.”