Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
Gjyqtari shkodran përfundimisht jashtë radhëve të Drejtësisë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për Andri Ymerin
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të premten në 4 korrik vendimarrjen për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtarit të Shkodrës, Andri Ymeri. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Mimoza Tasi dhe anëtare Ina Rama, Natasha Mulaj e Rezarta Schuetz, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Ymerit ndaj vendimit të Komisionit. Vendimi i KPA është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. Gjyqtari Andri Ymeri u shkarkua prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 21 dhjetor të vitit 2022 për probleme në të...