Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Gjyqtari ishte serb, Osmani tërheq kërkesën në Kushtetuese për ngërçin në Kuvend
Presidentja Vjosa Osmani ka tërhequr kërkesën e saj drejtuar Gjykatës Kushtetuese në lidhje me ngërçin e Kuvendit për shkak se gjyqtar raportues i lëndës ishte caktuar serbi Radomir Llaban. Sipas Osmanit, institucionet e sigurisë kanë mbledhur informacione për veprimtari të rrezikshme për sigurinë kombëtare të Llabanit. Osmani tha se në interesin e Republikës tërheqja e kërkesës është vendim i domosdoshëm pasi rendi kushtetues nuk mund të mbrohet nga persona që sipas institucioneve të sigurisë e rrezikojnë rendin kushtetues. “Këtë e kam bërë si reagim të menjëhershëm ndaj informatës tashmë të konfirmuar se si gjyqtar raportues në këtë kërkesë është caktuar gjyqtari Radomir Llaban, për veprimtarinë e rrezikshme të të cilit në vitet 2018, 2021 dhe 2024, institucionet tona të sigurisë kanë dorëzuar informacione të qarta...