Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Gjyqi për dosjen “Black Eagle” në Bruksel, del në skenë pastrimi i parave në Shqipëri
👁12121
Çështja e njohur si “Black Eagle”, që përfshin 34 persona të dyshuar për pjesëmarrje në një rrjet kriminal ndërkombëtar të trafikut të kokainës, ka hyrë në një fazë të re të përballjes ligjore në Gjykatën e Apelit të Brukselit. Mes të dyshuarve janë edhe disa shtetas shqiptarë, të lidhur me operacione trafiku dhe pastrim parash midis Amerikës Latine dhe Evropës nga viti 2018 deri në 2020. Avokatët e një personi të dyshuar për pastrim parash në rastin “Black Eagle” argumentuan para Gjykatës së Apelit të Brukselit se ndjekja penale e klientit të tyre është e papranueshme, me arsyetimin se dosja...