Gjykata rrëzon padinë 10 miliardë dollarëshe të Trump ndaj WSJ
Një gjykatë federale në Shtetet e Bashkuara ka rrëzuar padinë prej 10 miliardë dollarësh të presidentit Donald Trump kundër gazetës “The Wall Street Journal”, lidhur me një artikull që pretendonte se ai kishte shkruar një letër me përmbajtje sugjestive për financierin e dënuar për krime seksuale, Jeffrey Epstein. BBC shkruan se, gjykatësi Darrin Gayles vendosi të rrëzojë çështjen, duke argumentuar se pretendimet e presidentit amerikan nuk mbështeteshin në prova të mjaftueshme dhe se padia binte ndesh me parimet e Amendamentit të Parë të Kushtetutës amerikane, i cili garanton lirinë e shtypit dhe të shprehjes. Trump kishte paditur kompaninë mëmë të gazetës, Dow Jones, si dhe drejtuesin e saj, Rupert Murdoch, pasi gazeta publikoi një artikull mbi një letër që pretendohej se presidenti amerikan ia kishte...
Burimi:
ntv.al