Gjykata lë në pritje fatin e kryebashkiakut të Tropojës, i cakton detyra prokurorit

Gjykata lë në pritje fatin e kryebashkiakut të Tropojës, i cakton detyra prokurorit

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk arriti në një vendim për kalimin në gjyq të dosjes penale në ngarkim të kryetarit të Bashkisë Tropojë, Rexh Byberi, dhe zëvendësit të tij Abedin Kërrnaja të cilët akuzohen për shpërdorim detyre. Gjyqtarja Irena Gjoka i la detyra prokurorit Elvin Gokaj që deri me datën 3 dhjetor të pyesë ekspertët që kanë hartuar aktin mbi vlerësimin e dëmit 2.7 milionë euro. Sipas prokurorisë, rezulton se drejtuesi i Bashkisë gjatë procesit për hapjen e rrugëve me një gjatësi 3.2 kilometra, e cila në pjesën dërrmuese kalon nëpër rrugën këmbësore ekzistuese duhej të...