Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për ndryshimin e ligjit për Zonat e Mbrojtura

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për ndryshimin e ligjit për Zonat e Mbrojtura

Gjykata Kushtetuese TIRANË- Kërkesa për të shfuqizuar ligjin për zonat e mbrojtura është rrëzuar këtë të enjte nga trupa e Gjykatës Kushtetuese. Dosja ishte dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese nga deputetë të Partisë Demokratike dhe një grup organizatash të shoqërisë civile, të cilët kanë dalë edhe publikisht kundër ndryshimeve të fundit në ligjin “Për Zonat e Mbrojtura”. Pala ankimuese pretendonte se ligji binte ndesh me Kushtetutën dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Por me vendimin e saj, Gjykata rrëzoi shumicën e pretendimeve për mungesë argumentimi kushtetues dhe për shkak se gjyqtarët nuk arritën shumicën e nevojshme prej pesë votash. Sa i përket raportit financiar...