Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e SPAK, le në fuqi shfuqizimin e masës për gazetarin Qyno

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e SPAK, le në fuqi shfuqizimin e masës për gazetarin Qyno

Gjykata e Lartë, ka vendosur të lerë të shfuqizuar masën e ‘Detyrimit për paraqitje’ që SPAK vendosi në datën 24 Nëntor 2024 ndaj gazetarit të ‘Ora News’, Elton Qyno. Vendimi është marrë nga treshja e gjyqtarëve Albana Boksi, Ilir Panda dhe Medi Bici, të cilët refuzuan një zëri kërkesën e paraqitur nga SPAK, që kërkonte nga Gjykata e Lartë të vendoste masën e sigurisë detyrim paraqitje për gazetarin. Në fund të gjykimit treshja e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, la në fuqi vendimin e 14 Janarit 2025 të Gjykatës së Apelit të Posaçëm, vendim i cili nxori “huq” masën paralizuese...
Burimi: Syri.net