Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Gjykata e Fierit merr vendimin, lirohet nga qelia Ervin Salianji
Lirohet pas gati 10 muajsh në qeli ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Vendimi u mor paraditen e kësaj të marte, 8 korrik, nga Gjykata e Fierit, ku u mbajt seanca për shqyrtimin e kërkesës së tij për liri me kusht. Sipas tvklan mësohet nga seanca se raporti i shërbimit të provës ishte pozitiv dhe po ashtu edhe prokurori i çështjes, Genc Mane dha dakordësinë e tij për lirimin e Salianjit. Kjo ishte e disata tentativë që ish-deputeti Ervin Salianji bën për t’u liruar nga burgu, që pas arrestimit të tij më 27 shtator të vitit 2024. Në mars të këtij...