Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Gjurmë gjaku në çdo dhomë”, detaje të reja nga vrasja e Ilaria Sulës në Itali, zgjerohen hetimet
👁13864
Të dhëna të reja tronditëse kanë dalë nga hetimet për vrasjen e 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula në Itali , e cila u vra brutalisht nga Mark Antony Samson. Sipas raporteve të policisë mjeko-ligjore të siguruara nga agjencia LaPresse, krimi ka ndodhur në banesën e Samsonit në Via Homs 8, në lagjen afrikane të Romës, ku janë gjetur sasi të konsiderueshme gjaku në pothuajse çdo dhomë. Hetuesit besojnë se vrasja ka ndodhur në mbrëmjen e 25 marsit dhe jo mëngjesin e datës 26, siç ka deklaruar i dyshuari në rrëfimin e tij. Viktima është goditur me thikë në zonën e qafës,...