Gjumin cilësor nuk e vendos se kur ngriheni në mëngjes, por kur bini të flini

Gjumin cilësor nuk e vendos se kur ngriheni në mëngjes, por kur bini të flini

Gjumi është një nga shtyllat kryesore të shëndetit, por nuk është vetëm sasia e tij që ka rëndësi. Një studim i fundit nga Universiteti i Stanfordit ka zbuluar se koha kur shkojmë në shtrat ndikon ndjeshëm në shëndetin tonë mendor. Studiuesit analizuan të dhënat e mbi 74,000 personave nga databaza britanike UK Biobank dhe dolën në përfundimin se zakonet e gjumit lidhen ngushtë me gjendjen psikologjike të individit. Rezultatet e studimit treguan se personat që priren të flenë vonë dhe të zgjohen po ashtu vonë – të njohur shpesh si ‘bufë nate’, janë më të rrezikuar nga depresioni, ankthi dhe çrregullime të tjera mendore. Kjo ndodh edhe në rastet kur ata flenë për një kohë të mjaftueshme, çka tregon se sasia e gjumit nuk mjafton...