Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Gjumi i çrregullt lidhet me rrezikun e 172 sëmundjeve
Një analizë e kryer mbi 88.461 pjesëmarrës nga baza e të dhënave UK Biobank, të monitoruar për një mesatare prej pothuajse 7 vitesh nëpërmjet pajisjeve fitness tracker, ka zbuluar se mungesa e rregullsisë në ritmin gjumë-zgjim lidhet me një rritje të konsiderueshme të rrezikut për të zhvilluar 172 sëmundje të ndryshme. Studimi, i publikuar së fundmi në revistën Health Data Science, thekson se rregullsia e gjumit e kuptuar si qëndrueshmëria e orareve të fjetjes dhe zgjimit si dhe stabiliteti i ritmit cirkadian është një parashikues shumë më i fuqishëm për shëndetin afatgjatë sesa vetë kohëzgjatja e gjumit. Pjesëmarrësit që shkonin...