Gjumi dhe mikrobiota e zorrëve: Lidhja e padukshme që mund të ndikojë në shëndetin tonë dhe si mund të kujdesemi
Gjumi nuk është thjesht një periudhë pushimi. Shkencëtarët po zbulojnë gjithnjë e më shumë se gjatë orëve të gjumit ndodhin procese të rëndësishme që lidhen me shëndetin fizik dhe mendor, ndërsa një rol të veçantë duket se luan edhe mikrobiota e zorrëve. Trupi i njeriut strehon dhjetëra triliona mikroorganizma, kryesisht baktere, të cilat së bashku njihen si mikrobiota. Ato nuk janë thjesht “pasagjerë” në organizmin tonë, por marrin pjesë në procese të rëndësishme si tretja, funksionimi i sistemit imunitar dhe rregullimi i disa mekanizmave që lidhen me gjumin. Marrëdhënia e gjumit me mikrobiotinën Marrëdhënia mes gjumit dhe mikrobiotës duket të jetë dypalëshe. Një mikrobiotë e ekuilibruar mund të ndihmojë në ruajtjen e një gjumi më cilësor, ndërsa mungesa e gjumit mund të ndikojë negativisht në...
Burimi:
vizionplus.tv