‘Gjuhët e Huaja’ në Universitetin e Shkodrës bojkotojnë auditoret
Edhe studentët në Universitetin e Shkodrës kanë bojkotuar leksionet në auditore, në shenjë solidarizimi me kolegët e tyre të Tiranës. Këtë të mërkurë studentët e fakultetit të Gjuhëve të Huaja kanë zgjedhur të mos ulen në auditore ndryshe nga ditët e para të vitit akademik, duke e cilësuar një kauzë të drejtë atë çfarë po ndodh me protestat në Tiranë. Ndërkohë ata e kanë cilësuar makabritet, dhunën e përdorur nga uniformat blu, ndërsa shprehen se pavarësisht terrorit policor, nuk do të mund të shuhet dot zëri i studentëve. ‘Protesta në Tiranë një kauzë shumë e drejtë, për të sjellë një ndryshim të mirë për këtë vend. Dhuna që është përdorur është makabër. Shpresojmë që gjëndja të mos bëhet më keq. Policia nuk duhet të ushtrojë...
Burimi:
gijotina.com