Gjuha Amtare, një pjesë thelbësore e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore

Gjuha Amtare, një pjesë thelbësore e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore

Nga Prof.dr Skender ASANI Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, e shpallur nga UNESCO më 21 shkurt 1999, ka një domethënie të veçantë për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhëve, veçanërisht në një botë ku globalizimi shpesh rrezikon gjuhët më të vogla. Kjo ditë shërben si një moment reflektimi mbi rëndësinë e gjuhëve amtare jo vetëm për identitetin kombëtar e kulturor, por edhe për funksionimin e një shoqërie demokratike dhe të hapur. Gjuhët nuk janë ishuj të izoluar në shoqëritë moderne. Përkundrazi, gjuhët historikisht, përveç mesazheve të ndryshme, kanë bartur edhe mvetësitë etnopsikologjike e kulturotre të popujve të ndryshëm. Prandaj, shumëgjuhësia nuk duhet parë si  pengesë, por si një mundësi për të ndërtuar ura komunikimi mes njerëzve dhe kulturave. Historia na mëson se qytetërimet më të zhvilluara...