GJKKO shtyn për 6 muaj burgosjen e Rezarta Ibrahimit! Shkak tre fëmijët e mitur
FOTO ILUSTRUESE TIRANË- Rezarta Ibrahimi nuk do të nisë ende vuajtjen e dënimit me burgim pavarësisht se është dënuar me 6 vite e 8 muaj për mashtrim përmes call centerave. Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e saj për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit me gjashtë muaj, duke marrë në konsideratë pasojat që burgosja e menjëhershme do të kishte për tre fëmijët e saj të mitur. Vendimi është marrë më 13 nëntor nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Paulin Çera. Sipas përcaktimit të gjykatës shtyrja do të jetë në fuqi deri më 13 maj 2027. Në kërkesën e depozituar më 10 nëntor, Ibrahimi ka argumentuar se largimi i saj i menjëhershëm nga familja do të sillte pasoja të rënda për tre fëmijët e mitur....
Burimi:
zeri.ai