Dyshimet për helmimin e fëmijëve në Vlorë, CELS kallëzim penal për ndotjen e ujit

Dyshimet për helmimin e fëmijëve në Vlorë, CELS kallëzim penal për ndotjen e ujit

foto ilustruese VLORË- Qendra e Shërbimeve Ligjore Evropiane (CELS) ka depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Vlorës për rastet e dyshuara të helmimit të fëmijëve në kopshtin nr. 10 dhe të banorëve të qytetit. Organizata kërkon hetimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave përgjegjës. Në kallëzimin e depozituar më 11 nëntor, CELS kërkon sekuestrimin e mostrave të ujit dhe ushqimit si dhe kryerjen e ekspertimeve për të përcaktuar shkakun e problemeve shëndetësore të raportuara. Sipas organizatës që prej 6 nëntorit dhjetëra fëmijë dhe të rritur kanë kërkuar ndihmë mjekësore me simptoma si të vjella, diarre dhe temperaturë. CELS pretendon se analizat e raportuara për depozitën e ujit në kopsht kanë evidentuar mungesë klori dhe tregues të ndotjes fekale. Megjithatë,shkaku i rasteve të...