Burimi:
Opinion.al

GJKKO rrëzon kërkesën e Kryemadhit për revokim të masës së sigurisë
👁12149
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka rrëzuar kërkesën e deputetes Monika Kryemadhi për revokim të masës së sigurimit “detyrim paraqitje”. “Kërkuesi Monika Kryemadhi me datë 02.04.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Revokim i masës së sigurimit”. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 112, 260 dhe 246/6 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 195, datë 07.04.2025, vendosi: 1. Mospranimin e kërkesës së kërkueses Monika Kryemadhi.