GJKKO rrëzon kërkesën e ish-deputetit të PS/ Jurgis Çyrbja mbetet në qeli

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-deputetit të PS/ Jurgis Çyrbja mbetet në qeli

GJKKO rrëzoi kërkesën për të zëvendësuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’, ndaj ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja do të vazhdojë të  qëndrojë në qeli. Vendim erdhi vetëm pak ditë pasi SPAK mbylli hetimet për ish deputetin socialist dhe e dërgoi kërkesën në GJKKO për nisjen e gjykimit. Ish-deputeti socialist ndodhet në paraburgim që prej 20 tetorit 2024, me urdhër të SPAK dhe vendim të GJKKO-së. Prokuroria pretendon se Çyrbja ka pasur lidhje të ngushta me Altin Hajrin dhe ka ofruar ndihmë në këmbim të mbështetjes elektorale.