Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
GJKKO, nis seanca për revokim të masës së sigurisë/ Gjonaj dhe Rrokaj kërkojnë lirinë, pas arrestimit për vjedhjen e…
👁6809
Dy të arrestuarit kërkojnë lirinë. Në Apelin e GJKKO ka nisur seanca për revokim të masës së sigurisë për Zambak Gjonaj dhe Arnold Rrokaj, të cilët u arrestuan për vjedhjen e të dhënave në e-mailet e prokuroreve të SPAK. Mes materialeve që kanë marrë duke ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar e shpërndarë nëpër telefona, rezultojnë të dhëna nga SPAK për hetimet ndaj një ish zyrtari të larte, një biznesmeni etj. SPAK vijon hetimet pasi dyshon se pas këtij sulmi kibernetik fshihet një grup i strukturuar kriminal. Janë sekuestruar telefona kompjuter dhe pyetur dhjetëra persona.