Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
GJKKO merr vendimin, Ilir Meta lihet në qeli, avokati: Organi i procedurës ka kaluar çdo limit
Gjykata e Posaçme Antikorrupsion vendosi të lejë në fuqi masën “arrest në burg” për ish presidentin Ilir Meta. “Ilir Meta është i bindur se është aty për arsye politike ka kaluar çdo limit nga organi i procedurës. U diskutua edhe një kartë e cila është përdorur nga Monika Kryemadhi. Ilir Meta s’ka asnjë lloj dijenie se çfarë ka ndodhur me zonjën Kryemadhi”, tha avokati i Metës, Kujtim Cakrani. Top Channel